Edhe Papa kritikon vendimin e Donald Trump

22:30 | 6 Dhjetorë 2017

Presidenti amerikan, Donald Trump, me njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, ka ngritur shqetësime të mëdha ë mbarë botën.

Në mesin e liderëve që kanë kritikuar vendimin e Trump është edhe Papa Françesku, i cili ka theksuar se “nuk mund të rri në heshtje përballë një shqetësimi kaq të madh”, shkruan express.co.uk, transmeton portali arbresh.info

Ai ka kërkuar nga Donald Trump që të mos e jepte deklaratën, pasi Jerusalemi është qytet “i të gjithë njerëzve”.

Papa Françesku ka theksuar se shpreson që të zotërojë mençuria dhe maturia, në mënyrë që të shmangen konflikte të reja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale