Edhe kosovarët mund të bëhen pjesë e misionit të NASA’s për në Mars: Kështu mund ta preni biletën

12:54 | 12 Shtator 2019

Pajisja hulumtuese për planetin Mars, Rover, do të zbarkojë në kraterin Jezero në ‘planetin e kuq’ dhe kështu NASA ka ofruar një mundësi për të gjithë njerëzit e botës që të marrin pjesë sadopak

NASA do të lansojë paisjen hulumtuese për planetin Mars, Rover, me 17 korrik 2020 nga Florida.

Rover do të zbarkojë në kraterin e Jezero’s në gusht të 2020.

Ndërkaq NASA ka ofruar një mundësi të mirë për të gjithë njerëzit e botës, të cilët kanë dëshirë të bëhen pjesë e kësaj aventure dhe emri i juaj do të shkojë në Mars së bashku me paisjen Rover.

Ju mund të nxjerrni një biletë për në Mars, duke klikuar në këtë link.

Aty ju duhet të shënoni emrin, mbiemrin, shtetin dhe një e-mail adress. Më pas ju paraqitet bileta e prerë që emri i juaj të jetë pjesë e misionit të NASA’s në Mars.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara