Ebola jo më një sëmundje e pashërueshme, thonë shkencëtarët

17:24 | 13 Gusht 2019

Shkencëtarët kanë thënë se Ebola nuk mund të quhet një sëmundje e pashërueshme pas testimeve të suksesshme me një ilaç në Republikën Demokratike të Kongos (DRC).

DRC është duke u përballur me epidemi njëvjeçare të sëmundjes, e dyta më e madhja ndonjëherë me 2,800 raste, transmeton portali arbresh.info.

Katër ilaçe ishin duke u testuar në një përpjekje për të luftuar shpërthimin e madh dhe dy prej tyre u zbuluan se kishin rritur në mënyrë dramatike normat e mbijetesës.

Prova u zhvillua në katër qendra trajtimi në qytete në lindje të vendit, Beni, Katwa, Butembo dhe Mangina, ku shpërthimi është në rastin më të keq.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) dhe Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (SHBA NIAID), një bashkë-sponsor i testimit, tha se dy ilaçet e antitrupave monoklonal kanë pasur efekt thelbësisht më shumë sesa ilaçi Zmapp, i cili u përdor gjatë epidemisë masive të Ebolës në Sierra Leone, Liberi dhe Guinea, dhe ilaçi Remdesivir./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara