E pranon Trump: Nuk dija shumë për NATO-n

09:51 | 26 Prill 2017

Donald Trump ka tërhequr komentet e tij se NATO është e vjetërsuar, duke thënë që në kohën kur i ka bërë këto komente nuk dinte shumë për aleancën ushtarake.

Presidenti amerikan ka thënë për CNN në kohën e fushatës presidenciale që organizata me 28 anëtarë ishte i tepërt dhe shumë shpenzues për SHBA, një pretendim të cilin e ka përsëritur deri para se të merrte pozitën, transmeton portali arbresh.info.

“Ne jemi duke paguar në mënyrë disproporcionale”, kishte thënë ai në atë kohë. “Është shumë, dhe sinqerisht është një botë tjetër nga ajo që ne fillimisht e konceptuam këtë ide”.

I pyetur për komentet e tij të mëparshme gjatë një interviste me Associated Press, Trump tha se ata ishin një rezultat i tij “duke mos ditur shumë” rreth NATO-s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara