Dy të vdekur dhe 7 të plagosur në një sulm me thikë

15:48 | 4 Prill 2020

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe shtatë janë plagosur në një sulm me thikë në rajonin Romans-sur-Isere të Francës jugore, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat raportuan se një sulmues në qendër të rrethit Romans-Sur-Isere, ku janë futur kufizimet e lëvizjes për shkak të koronavirusit, sulmoi disa njerëz rreth orës 11:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.

Sulmuesi është arrestuar, ndërsa siç raportohet, ai ka thënë se është sudanez që ka aplikuar për azil në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara