Droni amerikan hedh në erë 30 punëtorë të një ferme në Afganistan

17:40 | 19 Shtator 2019

Një sulm me dron amerikan që kishte në cak Shtetin Islamik në Afganistan  ka lënë të vdekur të paktën 30 civilë që ishin duke pushuar pas një dite pune në fushë.

Sulmi që u bë gjatë natës gjithashtu plagosi 40 persona pasi aksidentalisht shënjestroi fermerët dhe punëtorët që posa kishin përfunduar mbledhjen e arrave të pishave në malet Wazir Tangi, raporton Reuters, transmeton portali arbresh.info.

“Punëtorët kishin ndezur një zjarr dhe ishin ulur së bashku kur një dron i vuri në shënjestër ata”, i tha plaku i fisit Malik Rahat Gul për Reuters me telefon nga Wazir Tangi.

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit dhe një zyrtar i lartë i SHBA-së në Kabul konfirmuan sulmin me avion, por nuk ndanë detaje të viktimave civile.

Rreth 14,000 trupa amerikane ndodhen në Afganistan, duke trajnuar dhe këshilluar forcat afgane të sigurisë dhe duke kryer operacione kundër-kryengritjes kundër ISIS-it dhe lëvizjes Talibane./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara