Dreri vret një person në Australi

09:27 | 17 Prill 2019

Një dre ka vrarë një burë dhe ka lënduar rënë gruan e tij gjatë një sulmi të rrallë në Australi.

Viktima, 47 vjeçar, kishte shkuar për të ushqyer kafshën në pronën e tij në Victoria kur ndodhi sulmi, transmeton portali arbresh.info.

Gruaja pësoi lëndime të rrezikshme për jetën pas shkuarjes në ndihmë të bashkëshortit të saj, thanë mediat lokale. Ajo u dërgua në spital për t’u trajtuar.

Një studim i kohëve të fundit në të gjitha vdekjet e shkaktuara nga kafshët në Australi midis viteve 2000 dhe 2013, asnjë prej tyre nuk kishte përfshirë drerë.

Autorja e studimit Dr Ronelle Welton i tha BBC se ajo nuk ishte në dijeni të ndonjë sulmi të drerit që shfaqeshin në regjistrat australianë.

Policia tha se eutanizoi drerin në vendin e ngjarjes pranë Wangaratta, rreth 250 km në veri-lindje të Melburnit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara