Drama e grave palestineze të mbajtura në burgjet izraelite

22:19 | 10 Tetorë 2018

 Aktivistët palestinezë, kanë theksuar se dhjetëra gra palestineze të shkëputura nga fëmijët e tyre janë keqtrajtuar në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA). 

Në raportin e fundit të publikuar nga Shoqata për Mbështetjen e të Burgosurve dhe e të Drejtave të Njeriut Addameer, një organizatë e shoqërisë civile e formuar për të drejtat e të burgosurve palestinezë, thuhet se në burgjet izraelite mbahen të burgosura 516 gra palestineze.

Sipas të dhënave të Addameer, Izraeli që prej vitit 2015 e deri tani ka arrestuar 516 gra palestineze dhe 90 prej këtyre janë arrestuar që nga fillimi i këtij viti.

Sipas burimeve zyrtare palestineze në burgjet izraelite ndodhen rreth 6.500 palestinezë.

Palestinezja gazetare Lama Khater është një prej grave e cila u arrestua nga forcat izraelite në muajin korrik pasi ajo u mor forcërisht gjatë një bastisjeje në shtëpinë e saj në qytetin El Halil, në jug të Kudsit.

Hazem Fakhori, bashkëshorti i Khater në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Ushtarët izraelitë duke bastisur shtëpinë tonë arrestuan bashkëshorten time në prani të fëmijëve”.

Duke vënë theksin se i mungon shumë Khater e cila është një aktiviste palestineze dhe një nënë e 5 fëmijëve që shkruante artikuj në gazetën palestineze, Fakhori tha se “Ajo nuk ishte vetëm nëna e fëmijëve, por në të njëjtën kohë edhe një shoqe”.

Fakhori ka akuzuar ushtarët izraelitë për keqtrajtim ndaj bashkëshortes së tij, duke theksua se gruaja e tij është dërguar shumë herë te mjeku i cili e ka rikthyer sërish në procesin e marrjes në pyetjeje duke i dhënë qetësues. Fakhori, tha më tej se “vendi i Lama-s është pranë fëmijëve të cilët kanë nevojë për të dhe e cila i mungon shumë”.

Bëhet e ditur se Khater pas marrjes në pyetje që ka zgjatur 34 ditë është dërguar në burg për të pritur seancën gjyqësore që do të mbahet me 10 tetor.

– “Torturat dhe keqtrajtimi fillojnë që nga momenti i parë i arrestimit”

Ndërsa një tjetër histori e dhimbshme është ajo e palestinezes së arrestuar Isra Xheabis, e cila është dënuar me 11 vite burg për shkak të plagosjes së një ushtari izraelit i cili ndodhej pranë ngjarjes së ndodhur në vitin 2015 në Kudsin Lindor kur shpërtheu bombola gazit në automjetin e saj, ku edhe ajo vetë është djegur në masën 60 për qind të trupit të saj.

Kryetari i Qendrës për Kërkime për të Burgosurit Palestinezë, Ra’afat Hamdoneh, tha se Xheabis duhet t’i nënshtrohet në mënyrë emergjente operacioneve plastike në duar, fytyrë, veshë dhe dhëmbët e saj.

Hamdoneh, është shprehur më tej se Xheabis ka mbetur e detyruar që t’i hiqen gishtat e saj, se ajo shumë herë ka probleme me frymëmarrjen për shkak të një vrime në hundën e saj dhe se ajo vuan nga disa probleme psikologjike.

Ndërsa Sahar Francis, drejtoresha e Addameer ka theksuar se ushtarët izraelitë keqtrajtojnë gratë palestineze që nga momenti i parë i arrestimit. “Torturat dhe keqtrajtimi fillojnë që nga momenti i parë i arrestimit dhe vazhdojnë edhe gjatë marrjes në pyetje”, tha Francis.

Marrjen në pyetje duke e cilësuar si “pjesa më e dhunshme” gjatë periudhës së arrestit, Francis është shprehur se “Gratë e burgosura nuk përballen vetëm me tortura fizike si lidhja e tyre apo rrahja, por në të njëjtën kohë ato janë objektiv edhe për shkak të gjinisë së tyre”.

Xheabis e cila është e martuar dhe nënë e 1 fëmije me 7 nëntor 2016 u dënua nga gjykata me 11 vite burg dhe me në gjobë prej rreth 5.500 dollarë si dëmshpërblim për ushtarin izraelit që u plagos gjatë ngjarjes.

Në një letër të shkruar nga burgu më parë Xheabis kishte theksuar se është neglizhuar nga autoritetet izraelite, pavarësisht kujdesit të veçantë dhe ndihmës mjekësore që i nevojitet.

Shpërndaje në rrjete sociale