Donald Trump shtrëngon duart me presidentin Erdogan

22:38 | 11 Korrik 2018

Ndonëse është shprehur kritik ndaj shteteve të BE-së për mos pagesë të shumës proporcionale për shpenzimet e NATO-së, por kjo nuk e ka penguar fare, presidentin e SHBA-ve, Donald Trump për të zhvilluar një takim miqësor me presidentin e Turqisë, Regjep Taip Erdogan, përcjell Arbresh.info.

Në foto shihet presidenti Trump duke i shtrënguar duar me homologun e tij turk. Përpos shtrëngimit të duarve, shihet edhe një buzëqeshje mes tyre.

Afër të dy presidentëve, është edhe ai i Francës, Emmanuel Macron.

Ndryshe, në Bruskel është duke u zhvilluar Samiti i NATO-s, ku u raportua se presidenti Trump është shprehur kritik ndaj disa shteteve anëtare të kësaj aleance atlantike për mos pagim të shumës nga buxhetet e tyre për të mbuluar shpenzimet ushtarake.

Kujtojmë se Turqia është shteti, i cili ka më së shumti ushëtar në NATO./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale