Donald Trump shkarkon shefin e sigurisë kombëtare John Bolton

18:22 | 10 Shtator 2019

Presidenti amerikan Donald Trump të martën tha që ai shkarkoi këshilltarin e ashpër të Sigurisë Kombëtare John Bolton për shkak të mosmarrëveshjeve.

“Kam informuar John Bolton mbrëmë që shërbimet e tija nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë”, thotë Trump në një seri postimesh, transmeton portali arbresh.info.

“Nuk jam pajtuar më shumë prej sugjerimeve të tij, sikurse edhe të tjerët në Administratë”, tha më tej presidenti amerikan.

Bolton ishte një kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, gjë që e ka bërë publike në vitin 2008 sa ishte ambasador i Shteteve të Bashkuara në OKB./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara