Donald Trump kishte kërkuar që vajza e tij, Ivanka të jetë zëvendëspresidente e SHBA-së

00:06 | 29 Shtator 2020

Gjersa ndihmësit kryesorë të fushatës së Donald Trumpit filluan diskutimet se kush do të ishte zëvendëspresident, presidenti aktual në vitin 2016 kishte dhënë një ide interesante.

Në fakt, Donald Trump kishte propozuar që postin e dytë më të rëndësishëm në SHBA ta merrte vajza e tij, atëbotë 34-vjeçarja, Ivanka, raporton washingtonpost.

“Mendoj se duhet të jetë Ivanka. Po Ivanka si zëvendësja ime?”, kishte propozuar Trump në vitin 2016, bazuar në shkrimet e librit të ish-zëvendës menaxherit të fushatës, Rick Gates, i cili do të botohet më 13 tetor, transmeton Telegrafi. Trump kishte argumentuar se “Ajo është e ndritshme, e zgjuar, e bukur dhe njerëzit do ta donin atë!”.

Në rrëfimet e Gatesit, sugjerimi i Trumpit për të emëruar vajzën e tij – një kreatore e modës dhe agjente e pasurive të patundshme që nuk kishte mbajtur asnjëherë post zgjedhor – ishte refuzuar nga partia republikane. Ndryshe, Trump më pas zgjodhi si zëvendës të tijin, guvernatorin e Indianës, Mike Pence, i cili sërish është nominuar për këtë post edhe për zgjedhjet presidenciale të 2020.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara