Dështon armëpushimi në Libi, gjenerali Haftar largohet nga Moska pa nënshkruar

10:34 | 14 Janar 2020

Njëra nga palët e konfliktit në Libi e ka nënshkruar marrëveshjen e armëpushimit në Moskë, por pala tjetër ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë, njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë.

Të hënën, përfaqësuesit e qeverisë së njohur nga Kombet e Bashkuara dhe gjenerali Khalifa Haftar u takuan në Moskë për të arritur marrëveshje armëpushimi në Libi përmes dialogut politik.

Pas më shumë se tetë orëve të bisedimeve, kryetari i Qeverisë së Akordit Kombëtar, Fayez al-Sarraj, e nënshkroi marrëveshjen, por këtë gjë nuk e bëri gjenerali Khalifa Haftar, forcat e të cilit e kontrollojnë pjesën lindore të Libisë.

“Një takim mes përfaqësuesve libianë në Moskë ka ndodhur dje. Në takim kanë marrë pjesë edhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes nga Rusia dhe Turqia. Ne do t’i vazhdojmë përpjekjet tona në këtë drejtim, por rezultati përfundimtar ende nuk është arritur”, tha ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Një burimtha se gjenerali Haftar nuk ishte i kënaqur me pikën ku përcaktohet shpërbërja e grupeve të armatosura pas ndërprerjes së luftimeve, shkruan “Anadolu”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara