Departamenti Amerikan i Drejtësisë dërgon kërkesën për ekstradim të Assange-it tek autoritetet e Britanisë

15:29 | 11 Qershor 2019

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka dërguar kërkesë zyrtare tek autoritetet e Britanisë së Madhe për ekstradimin e themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, raportoi gazeta Washington Post duke cituar një zyrtar të qeverisë amerikane.

Sipas burimit të lajmeve që zgjodhi të mbetet anonim, kërkesa u dërgua të enjten, transmeton portali arbresh.info.

Sipas një traktati të SHBA-Mbretërisë së Bashkuar, çdo kërkesë për ekstradim duhet të dorëzohet brenda 60 ditëve nga arrestimi dhe Assange u arrestua më 11 prill në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Me të njëjtin traktat, Shtetet e Bashkuara mund të ndjekin penalisht Assange bazuar në akuzat e përshkruara në kërkesën për ekstradim, e cila është një aktakuzë prej 18 akuzash që u parashtrua muajin e kaluar ku pretendohet se Assange ka shkelur Aktin e Spiunazhit të SHBA-ve dhe ka komplotuar të hakonte një kompjuter qeveritar.

Më 14 qershor, një gjykatë në Londër pritet të mbajë seancën e parë për ekstradimin potencial të Assange në Shtetet e Bashkuara./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara