Dënohet me dy vjet burg për korrupsion ish presidenti i Sudanit

13:52 | 14 Dhjetor 2019

Gjykata sudaneze dënoi ish-presidentin Omar al-Bashir me dy vjet burg për korrupsion, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata në Khartoum e shpalli 75-vjeçarin al-Bashir fajtor për korrupsion dhe posedim të paligjshëm të monedhave të huaja.

Përkrahësit e ish-presidentit ndërprenë seancën duke brohoritur parulla gjatë gjykimit dhe duke shtyrë gjyqtarin që t’i largonte ata nga seanca gjyqësore.

Al-Bashir u shkarkua nga pushteti nga ushtria në prill pas disa protestave disamuajore popullore kundër sundimit të tij 30-vjeçar.

Pas përmbysjes së tij, autoritetet konfiskuan 7 milionë euro, 351.000 dollarë dhe 5 milionë paund sudanezë nga shtëpia e tij.

Prokurorët kishin akuzuar al-Bashir-in për korrupsion, posedim të monedhave të huaja dhe marrjen e dhuratave në mënyrë të paligjshme.

Që nga rrëzimi i tij, al-Bashir është mbajtur në burgun Kober në Khartoum.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara