Dëmtohen minaret e Taxh Mahallit

17:47 | 12 Prill 2018

Një stuhi ka dëmtuar dy minare të portës së objektit ikonik Taxh Mahall në qytetin verior të Agras.

Zyrtarët kanë thënë për BBC që erërat e forta deri në 130 km për orë kanë bërë që shtyllat katër metërshe të prishen, transmeton portali arbresh.info.

Katër minaret më të mëdha që e rrethojnë strukturën kryesore janë të paprekura.

Mauzoleu i shekullit të 17-të tërheq rreth 12 mijë vizitorë në ditë dhe është një nga atraksionet më popullore në botë.

Një nga minaret e shkatërruara ishte vendosur në portën mbretërore, ku turistët shpesh kanë parë paraqitjen e parë të monumentit.

Tjetra ishte vendosur në portën jugore.

Autoritetet thanë se puna kishte filluar të rivendoste strukturat e dëmtuara./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale