Deklarohet fajtor uzbeku për sulm terrorist në Stokholm

16:18 | 13 Shkurt 2018

Një uzbek i cili po gjykohet në Suedi është deklaruar fajtor për kryerjen e një sulm me kamion, ku mbetën të paktën pesë të vdekur në Stokholm prillin e kaluar.

Rakhmat Akilov, 39 vjeçar ka pranuar se ka ngarë me shpejtësi kamionin në trotuar, në sulmin terrorist më të keq që ka parë vendi, raporton BBC, transmeton portali arbresh.info

Kërkesa e tij për azil ishte refuzuar në vitin 20216. Pas kësaj ai kishte shprehur mbështetjen për grupin Shteti Islamik (ISIS).

Ai u shfaq në një gjykatë nëntokësore të Stokholmit, në pranga dhe veshur në një uniformë të gjelbër burgu.

Rakhmat Akilov iku nga vendi i ngjarjes pas përplasjes së kamionit të vjedhur dhe u arrestua disa orë më vonë në buzë të Stokholmit. Ai rrëfeu krimin gjatë marrjes në pyetje nga policia.

Sipas ligjeve suedeze për terrorizmin, prokurorët duhet të dëshmojnë se ai kishte për qëllim të dëmtonte shtetin. ISIS nuk ka thënë se ishte pas sulmit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale