Danimarka po bëhet gati të ndalojë burkan dhe nikabin

01:07 | 13 Shkurt 2018

Qeveria daneze është gati të bëhet vendi i ardhshëm në Europë që do të ndalojë veshjet myslimane të grave.

Qeveria tha se ka planifikuar të vendosë gjobë për gratë që vishen me burka dhe nikab, transmeton portali arbresh.info

Propozimet e para janë që gratë që kapen me veshje myslimane do të gjobiten rreth 1 mijë korona (120 euro).

“Është e pamjaftueshme me vlerat e shoqërisë daneze apo me respektin e komunitetit danez që një grua të mbulojë fytyrën në hapësirat publike”, tha Ministri i Drejtësisë, Soren Pape Poulsen.

Franca, Belgjika, Hollanda, Bullgaria dhe shteti gjerman i Bavarisë kanë zbatuar të gjitha kufizimet mbi mbulesat islamike të fytyrës në publik./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale