Cunami në Indonezi, qindra të vdekur

11:07 | 29 Shtatorë 2018

Më shumë se 380 persona janë konfirmuar si të vdekur, pas cunamit të shkaktuar nga tërmeti i shkallës 7.5 në Indonezi.

Valë deri në 3 metra të larta kanë përfshirë ishullin Palu on Sulawesi, transmeton portali arbresh.info.

Videot nëpër mediat sociale tregojnë njerëzit duke bërtitur dhe ikur në panik, kurse një xhami është në mesin e ndërtesave të dëmtuara.

Pas-goditje të forta kanë tronditur qytetin. Qindra shtëpi janë shembur, bashkërisht me spitale, hotele dhe qendra tregtare.

Përpjekjet e ekipeve të shpëtimit janë duke vazhduar, megjithëse po vështirësohen nga ndërprerja e energjisë elektrike.

Rruga kryesore për në Palu është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe shembjes së një ure kryesore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale