Covid-19: Mbi 1 mijë të vdekur të SHBA

08:12 | 26 Mars 2020

Numri i njerëzve të vdekur me Covid-19 në SHBA ka arritur në 1 mijë.

Shifrat janë dhënë nga Universiteti Johns Hopkins, transmeton portal arbresh,info

Gjithsej të vdekur janë 1,050, ndërsa më shumë se 69 mijë njerëz janë të infektuar me koronavirus.

NYT: Koronavirusi ndihmon rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, me një shtytje nga SHBA-ja

Përkundër marrjes së masave të rrepta, për izolim në shtëpi dhe mbyllje të bizneseve të mëdha, virusi është duke u përhapur me shpejtësi të madhe në SHBA.

Presidenti Donald Trump gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se shpreson që bizneset e mbyllura të fillojnë punën në mes të prillit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara