CNN zgjedh fotografi nga Thumana e Shqipërisë për ngjarjet që shënuan 2019-en

11:14 | 2 Dhjetor 2019

Tërmeti që goditi Shqipërinë u raportua edhe nga mediet botërore.

E kjo ngjarje nuk ka se si të mos futet edhe në mesin e ndodhive kryesore të 2019-es.

Kështu ka vepruar edhe CNN, në mesin e fotografive të bukura, të rëndësishme e shumë të veçanta që shënuan vitin që po lëm pas ka zgjedhur edhe një nga Thumana pas tërmetit prej 6.4 ballës që la të vdekur mbi 50 persona ndërsa u lënduan qindra të tjerë.

Disa nga fotografitë tjera të përzgjedhura nga CNN janë vërshimet në Venecia të Italisë, vdekja e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdad, muaji i Shenjtë i Ramazanit, ngrënia e iftarit në qytetin e Gazës./arbresh.info/

1 janar: Një burrë duke shikuar ndezjen e fishekzjarrëve të Vitit të Ri mbi plazhin Copacabana në Rio de Janeiro  
14 janar: Një aeroplan u rrëzua teksa zbarkonte në aeroportin Fath në Iran.Si pasojë humbën jetën 15 persona
1 shkurt:  Nxënësit e një shkolle të mesme përgatiten të bashkohen në zvarritjen ushtarake izraelite në një kamp privat në Izrael    
6 shkurt: Hasna Qatran, 6 vjeçarja e shtrirë pranë trupit të motrës së saj nën rrënojat e një ndërtese të bombarduar në Khan të Sirisë . Motra tri vjeçe vdiq gjatë sulmit

7 mars: Gaforrja bllokohet shkaku i hedhjes së një gote plastike në Filipine
14 mars: Një familjare e një prej viktimave të ‘Etiopia Airlines E7T 302’, rrëzim i avionit ky ku humbën jetën 157 persona
15 mars: Sulmi i xhamive në Christchurch të Zelanës së Re. Dhjetëra njerëz u vranë, e shumë të tjerë u plagosën   
17 mars: Veprimi i kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern pas sulmeve
10 prill: Studiuesit në Fondacionin Kombëtar të Shkencës publikuan fotografinë e parë e një vrime të zezë. Në qendër të M87, një galaktikë masive pranë grupit të galaktikës Virgjil 55 milionë vjet dritë nga toka, me masë 6.7 miliardë herë më shumë se diell…
11prill: Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange dhe buja e tij me gjestin që bëri pasi arriti në nëj gjykatë në Londër  
15 prill: Tymi dhe flaka në Katedralen Notre Dame në Paris
25 prill: Takim i parë i Kim Jong Un dhe presidentit rus, Vladimir Putin
6 maj: Anailin Nava, 2 vjeçari që vuan nga kequshqyerja e rëndë në ishullin Toas të Venezuelës. Afro një dekadë keqadministrim
8 maj: Archie, fëmija i parë i Princit Harry dhe gruaja e tij Megan. Njoftimi i parë me Mbretëreshën Elizabeth II  
18 maj: Muaji i Shenjtë i Ramazanit, ngrënia e iftarit në qytetin e Gazës   
24 maj: Theresa May në lot teksa njoftoi për dorëheqjen e saj    
16 qershor: Njerëzit marshojnë në rrugët e Hong-Kong’ut për të protestuar ndaj një projekt-ligji të diskutueshëm të ekstradimit     
24 qershor: Trupat e migrantit Salvadoran Oscar Alberto Martines dhe vajzës 2 vjeçare, Angie Valeria. Ata u mbytën duke tentuar të kalonin lumin në Teksas . Udhëtim i rrezikshëm për të kaluar në ShBA  
30 qershor: Presidenti amerikan Donald Trump me shtrëngim duarsh me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong   
6 korrik: Fotografi ajrore që tregon çadrat në një plazh në Durrës   
13 korrik: Një pjesë e madhe e lagjeve të Manhatanit dhe Midtown në errësirë, gjatë një ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike    
10 gusht: Kandidati për president Andreë Yang shpërthen në lot teksa flet për sigurinë e armëve dhe rastin e një gruaje që humbi vajzën nga një plumb    
10 shtator: Kryeministri britanik, Boris Johnson merr pjesë në një orë mësimi të historisë në një shkollë në Londër      
23 shtator: Vështrimi i aktivistes suedeze të klimës, Greta Thunberg drejt Trump-it      
18 tetor: Astronautja e NASA-s, Xheika Meir gjatë qëndrimi në një hapësirë jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor      
27 tetor: Vëmendja e njerëzve drejt lajmeve që raportonin për vdekjen e liderit të ISIS-it, Abu Bakr al-Bagdad       
13 nëntor: Gruaja kalon në përmbytjet e larta në Venecia të Italisë        
26 nëntor: Zjarrfikësi që përpiqet të shpëtojë njeriun që mbeti i ngujuar në një ndërtesë të rrënuar në Thumanë të Shqipërisë, pas një tërmeti 6.4 shkallë. 51 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara