Civilët djegin bazën ushtarake turke në Irak

15:40 | 26 Janar 2019

Një grup civilësh të zemëruar kanë sulmuar një kamp ushtarak turk në afërsi të qytetit irakian të Dohuk, duke ua vënë kështu flakën pajisjeve dhe automjeteve.

Incidenti vjen si përgjigje e vdekjeve të civilëve nga sulmet ajrore turke, raportojnë mediat lokale, transmeton portali arbresh.info.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë civilët në automjetet ushtarake turke dhe tendat duke u djegur në prapavijë.

Është ende e paqartë nëse ka pasur konfrontim mes të ushtarëve dhe grupit.

Ushtarët turq nuk duken askund në pamjet filmike./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara