Changuu, ishulli i breshkave i Zanzibarit

22:08 | 13 Gusht 2019

Ishulli Changuu në rajonin gjysmë-autonom të Tanzanisë në brigjet e Afrikës lindore ne Oqeanin Indian, ishulli Zanzibar, tërheq vëmendjen me breshka gjigante, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në ishullin Changuu i largët rreth gjashtë kilometra nga Zanzibar, gjendet “tregu i skllevërve” dhe “burgu i skllevërve” të cilët kanë mbetur nga shekulli i 19-të, tani shërbejnë si muze dhe kafe.

Muret e ndërtesës ku më parë janë blerë dhe shitur njerëzit, mbajnë gjurmët e vuajtjeve në të kaluarën.

Tërheq vëmendjen e turistëve

Ishulli gjithashtu tërheq vëmendjen e turistëve me breshkat gjigante.

Në ishullin ekzotik i cili është një ndër ishujt ku jetojnë breshkat gjigante, turistët mund të arrijnë përmes varkave prej druri.

Turistët fotografojnë dhe ushqejnë breshkat, prej të cilëve më i moshuari është 194 vjeç.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara