Çfarë është populizmi, dhe çfarë do të thotë termi në të vërtetë?

23:17 | 7 Mars 2018

Çfarë kanë të përbashkët Donald Trump, Jeremy Corbyn dhe Rodrigo Duterte?

Pavarësisht dallimeve, secili nga ta është etiketuar si populist.

Populizmi është në rritje, veçanërisht në Europë dhe në SHBA, ku ndihmoi edhe zgjedhja e Donald Trumpit si President.

Në anën tjetër, në Itali në zgjedhjet e fundit partia populiste ka dal si një ndër partitë kryesore në vend.

Por ekziston një ndryshim në mes të qenit popullor dhe populist.

Në skenën politike, populizmi është ideja e një shoqërie të ndarë në dy grupe në kundërshtim me njëri-tjetrin, që ndahet si “njerëzit e pastër” dhe “elita e korruptuar”, shkruan autori i Populism: A Very Short Introduction, Cas Mudde, transmeton portali arbresh.info

Shprehja përdoret shpesh si fyerje e shkurtër politike.

Megjithatë, Benjamin Moffit, autori i librit “Ngritja Globale e Populizmit” thotë se fjala keqpërdoret, veçanërisht në një kontekst europian.

Lideri i vërtetë i populizmit pretendon të përfaqësojë “vullnetin e unifikuar të popullit”.

Ai qëndron në kundërshtim me një armik, i cili mishëron nga sistemi aktual me qëllim që të “zhytet në moçal”, ose të trajtojë “elitën liberale”.

“Në përgjithësi, ai i jep vetes të drejtën e një konteksti europian…por kjo nuk është rregull i hekurt”, tha Moffitt.

Partitë populiste mund të jenë kudo në spektrin politike.

Në Amerikën Latine, Presidenti i ndjerë i Venezuelës Chavez. Në Spanjë është partia Podemos dhe në Greqi është Syrizia. Të gjitha këto janë të majta.

Por “populistët të suksesshëm sot janë vetëm ata që janë të djathtë”, tha Mudde.

“Politikanët si Marine Le Pen, Victor Orban dhe Donald Trump kombinojnë populizmin me nativizmin dhe autoritarizmin”, shtoi ai.

Martin Bull, drejtor i Konzorciumit Evropian të Kërkimit Politik (ECPR), thotë se shfaqja e partive populiste në Europë filloi gjatë viteve 2000.

“Një lider populist që merr pushtetin është “i detyruar” që të jetë në fushatë të përhershme, për të bindur popullin e tij se ai nuk është themelues”, tha Profesoresha nga Universiteti Columbia, Nadia Urbinati.

Ajo argumenton se përmbajtja populiste është “kthyer në negative”, pavarësisht se a është anti-politikë, apo anti-intelektualizëm apo anti-elitë. Sipas saj, këtu qëndron një nga pikat më të forta të populizmit.

Urbinati shton se kjo lidhet edhe me autoritarizmin, pasi mungesa e besimit në sistemin e krijuar shkakton liderë të “fortë”.

Kjo ndjenjë mëshirohet më së miri nga Presidenti i ndjerë i Venezuelës, Hugo Chavez, i cili dikur tha: “Unë nuk jam një njeri, unë jam populli”.

Kjo mënyrë e të menduarit mund të bëjë njerëzit të mendojnë se janë të pagabueshëm dhe në këtë formë ata ristrikturojnë politikën në mënyrë të re dhe të frikshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara