Burgoset norvegjezi në Rusi, akuzohet se ka spiunuar nëndetëset

14:00 | 16 Prill 2019

Një gjykatë në Moskë ka dënuar norvegjezin 63-vjeçar, Frode Berg me 14 vjet punë të detyruar në kamp për spiunim të nëndetëseve ruse.

Berg, i arrestuar në Moskë më 2017, ka mohuar akuzat, transmeton portali arbresh.info.

Ai më parë ka punuar si roje në kufirin norvegjez-rus.

Berg pranoi se vepronte si një ndërlidhës për inteligjencën norvegjeze, por tha se kishte pak njohuri për misionin.

Gjithashtu një ish-polic rus, i akuzuar për dorëzimin e dosjeve të marinës, është burgosur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara