Britania mbetet në udhëkryq, sërish votim në Londër

12:59 | 14 Mars 2019

Një ditë pasi ligjvënësit britanikë vendosën të mos shkëputen nga Bashkimi Europian pa marrëveshje, tashmë u mbetet ti kërkojnë unionit një zgjatje të afatit të Brexit.

Deputetët britanikë sot do të votojnë pikërisht për shtyrjen e afatit përtej datës 29 mars dhe nëse edhe Bashkimi Europian pajtohet, atëherë Mbretëria e Bashkuar nuk do të largohet nga blloku evropian në afatin e paracaktuar në fund të muajit.

Çështja kryesore e diskutimit mbetet kufiri me Irlandën dhe ndikimi që ai mund të ketë në ekonominë e vendit.

Nëse kërkesa për zgjatje afati votohet të enjten, ajo do të ketë nevojë për miratimin nga vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

Zyrtarët ne Bruksel kanë përsëritur se do të kenë nevojë për një arsyetim të duhur për t’u pajtuar për shtyrjen e afatit përfundimtar.

Në një kohë kur Bashkimi Europian përgatitet për zgjedhjet parlamentare, ende mbetet e paqartë nëse britanikët do të votojnë apo jo mbi shtyrjen e marrëveshjes

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara