Britania e Madhe shënon ditëlindjen zyrtare të Mbretëreshës

15:44 | 8 Qershor 2019

Pjesë të Londrës u mbushën me shkëlqim dhe ceremoni të shtunën kur Mbretëresha Elizabeta II festoi ditëlindjen e saj zyrtare me një paradë të veçantë.

Mijëra spektatorë panë shfaqjen e Paradës së Gardës së Kuajve në Whitehall, transmeton portali arbresh.info.

Mbretëresha do të bashkohet nga anëtarët e familjes së saj: do të jetë paraqitja e parë e dukeshës së Sussex Meghan Markle që nga lindja.

Monarkja mbushi 93 vjet më 21 prill, por festimi publik i ditëlindjes së saj mbahet të shtunën e dytë të qershorit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara