Britani, ligjvënësit kundërshtojnë një Brexit pa marrëveshje

21:19 | 13 Mars 2019

Parlamenti britanikë ka kundërshtuar që vendi të largohet nga Bashkimi Evropian (BE) pa një marrëveshje paraprake, vendim që redukton, por që nuk heq mundësinë për një “Brexit kaotik pa marrëveshje”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Votimi i mbrëmjes së sotme po ashtu rrit mundësitë që dalja e Britanisë nga blloku të prolongohet.

Me 312 vota kundrejt 308, ligjvënësit britanikë votuan për një mocion që “kundërshton largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja pa një marrëveshje të tërheqjes dhe pa një kornizë për marrëdhëniet e ardhshme midis Britanisë dhe BE-së”.

Vota ka fuqi politike, por jo edhe ligjore. Një Brexit pa marrëveshje akoma mund të ndodh nëse Britania dhe BE-ja nuk ratifikojnë një marrëveshje të tërheqjes.

Ligjvënësit britanikë gjatë ditës së nesërme planifikojnë të votojnë nëse do t’i kërkojnë BE-së të prolongohet dita e largimit, e cila është përcaktuar për me 29 mars.

Shpërndaje në rrjete sociale