Britani: 563 viktima brenda 24 orëve nga Covid19

16:17 | 1 Prill 2020

Britania e Madhe ka konfimuar 563 viktima nga Covid-19 brenda 24 orëve.

Kjo ishte shifra më e lartë për numrin e vdekjeve gjatë një dite, shkruan CNN.

Sipas Departamentit Britanik të Shëndetit dhe Kujdesit Social, deri më tani janë shënuar 2,352 viktima.

Ndërkohë janë kryer edhe 4,324 teste të reja dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 29,474.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara