Brexit imponon kontrolle mes Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut

22:44 | 10 Tetorë 2018

Vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Europian do të imponojë kontrolle administrative mes Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, theksoi sot në Bruksel negociatori i Bashkimit Europian, Michel Barnier.

“BE-ja dhe Britania e Madhe përjashtojnë që të dyja ekzistencën e një kufiri fizik me ishullin e Irlandës, për pasojë ajo që hyn në Irlandën e Veriut do të vijë gjithashtu edhe në tregun unik europian”, deklaroi negociatori i BE-së.

“Do të ketë procedura administrative që ende nuk ekzistojnë për produktet me prejardhje nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe që hyjnë në Irlandën e Veriut”, shpjeoi ai para përfaqësuesve të sipërmarrjeve të Bashkimit Europian në Bruksel.

Shpërndaje në rrjete sociale