Brazil, në një aeroport vidhen 750 kg ar dhe metale të çmuara

11:06 | 26 Korrik 2019

Policia braziliane bëri të ditur se në aeroportin Guarulhos të qytetit më të frekuentuar Sao Paulo, tetë sulmues të armatosur kanë vjedhur ar dhe metale tjera të çmuara në vlerë prej 40 milionë eurove, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, policia tha se personat e armatosur po ashtu morën dy pengje dhe u larguan pa të shtëna fatale, viktima apo lëndime.

Ata u larguan nga aeroporti me rreth 750 kilogramë ar dhe metale tjera të çmuara, së bashku me dy pengjet për të cilët thuhet se ishin punëtorë në aeroport.

Raportohet se sulmuesit mbërritën në aeroport me një kamionçinë të zezë që ngjante me automjetet federale të policisë.

Krimet e motivuara financiarisht, të tilla si plaçkitjet e armatosura, janë shumë të zakonshme dhe në rritje në Brazil. Në vitin 2017 janë raportuar 22 mijë vjedhje mallrash vetëm në dy shtete, përkatësisht në Sao Paulo dhe Rio de Janeiro.

Zyrtarët fajësojnë bandat kriminale, ndërsa humbjet vlerësohen me qindra miliona dollarë në vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara