BQE-së i kërkohet t’i rishikojë politikat fiskale dhe monetare

09:09 | 8 Korrik 2019

Ngadalësimi i ekonomisë së Eurozonës nuk duhet të konsiderohet i përkohshëm dhe Banka Qendrore Evropiane duhet të përgatitet në rast se situata përkeqësohet më tej.

Paralajmërimi ka ardhur nga shefi i Bankës Qendrore finlandeze, Olli Rehn, i cili ka deklaruar se Eurozona ka nevojë për politika më të mira fiskale dhe monetare për t’iu përgjigjur ngadalësimit ose një recesioni të mundshëm, përcjell Telegrafi.

Ngadalësimi i ekonomisë së rajonit ka zgjatur më shumë se një vit dhe është përkeqësuar nga tensionet e tregtisë botërore dhe pasiguritë politike që kanë prekur veçanërisht prodhuesit.

Në muajin qershor, zyrtarët e Bankës Qendrore Evropiane u treguan të gatshëm të ulin më tej normat e interesit. Ndërsa perspektiva e lehtësimit të mëtejshëm monetar u mirëprit nga tregjet, disa analistë vënë në pikëpyetje realizimin e iniciativave të tilla.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara