Bjellorusi, OSBE denoncon mungesën e respektit demokratik gjatë zgjedhjeve

23:23 | 18 Nëntor 2019

Verdikti i vëzhguesve perëndimorë të zgjedhjeve ishte i ashpër sot, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, nga të cilat nuk u zgjodh as edhe një përfaqësues i opozitës.

“Këto zgjedhje kanë treguar një mungesë të plotë të respektimit të angazhimeve demokratike”, tha Margareta Cederfelt, kreu i 400 vëzhguesve zgjedhorë të OSBE-së.

Sipas listës së deputetëve të zgjedhur, e publikuar nga komisioni zgjedhor i Bjellorusisë, të gjithë këta personalitete favorizojnë pushtetin aktual dhe vijnë nga administrata, parti e organizata që e mbështesin atë.

Ajo kritikoi më në përgjithësi kufizimet ndaj lirive themelore, në këtë vend, i cili udhëhiqet me grusht të hekurt nga Alexander Lukashenko që prej vitit 1994./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara