Gjirafa e kurorëzon pozitën e saj si unicorn i teknologjisë në Ballkan me investimin Venture Capital rekord në fushën e ekonomisë dixhitale. Me tre milion përdorues unik në muaj, në të gjitha shërbimet e Gjirafës dhe me portfolio në rritje të madhe ka tërhequr investimin nga Rockaway Capital që ka përkrahur kompaninë nga viti 2016. Investimi i ri ka për qëllim zgjerimin e produkteve aktuale në rajon. /Telegrafi/