Bilanci më i ulët i viktimave në 24 orë prej më shumë se 2 muaj e gjysmë

18:28 | 24 Maj 2020

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 32785, që do të thotë janë 50 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet të reja janë 531 duke e çuar në 229858 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 140479, ndërsa 572 janë në gjendje kritike.

Numri i rasteve aktive është 56594. Kjo është shifra më e ulët e vdekjeve që prej datës 7 mars.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara