Bejrut: Në mesin e të plagosurve nga shpërthimi, edhe ambasadorja zvicerane

01:23 | 5 Gusht 2020

Amabasadorja e Zvicrës në Liban, Monika Schmutz ka pësuar lëndime nga shpërthimi i fuqishëm që ka ndodhur pasditen e djeshme në Bejrut

Sipas EDA (Ministria e Jashtme e Zvicrës), vala e fuqishme e presionit ka bërë që dritaret e godinave të plasnin edhe në largësinë prej disa kilometrash, transmeton albinfo.ch.

Ambasada Zvicerane dhe vendbanimi i ambasadores ishin gjithashtu në mesin e ndërtesave të dëmtuara. Ambasadorja Monika Schmutz është plagosur lehtë dhe ka shkuar në spital për sqarime të mëtejshme. Pjesa tjetër e stafit të ambasadës është në gjendje të mirë.

Përfaqësia Zvicerane në Liban tani është duke sqaruar nëse shtetas të tjerë zviceranë janë prekur nga shpërthimi, përcjell albinfo.ch. Deri më tani nuk ka indikacione për këtë, është deklaruar nga EDA të martën në mbrëmje.

Lajmet më të lexuara