BE do të lejojë vizitorë nga 14 vende të sigurta

10:33 | 30 Qershor 2020

Bashkimi Evropian ka treguar 14 shtetet, shtetasit e të cilave janë përcaktuar si të “sigurta” për t’ua lejuar hyrjen nga 1 korriku, përkundër pandemisë – por SHBA-të, Brazili dhe Kina janë të përjashtuara.

Këto shtete përfshijnë Australinë, Kanadanë, Japoninë, Marokun dhe Korenë e Jugut, transmeton portali arbresh.info.

BE-ja është gati të shtojë Kinën nëse qeveria kineze ofron marrëveshje reciproke për udhëtarët nga BE-ja, thonë diplomatët.

Kontrollet kufitare të BE-së janë hequr për shtetasit që udhëtojnë brenda bllokut. Rregullat për udhëtarët nga Britania e Madhe janë të mbuluara ndaras në negociatat e Brexitit.

Shtetasit britanikë ende do të trajtohen në të njëjtën mënyrë sikurse shtetasit e BE-së deri në fund të periudhës tranzicionale të Brexitit me 31 dhjetor.

Prandaj, gjatë kësaj kohe shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar janë përjashtim nga kufizimet e përkohshme të udhëtimit.

Në listën e tanishme “të sigurt”, me gjasë që do të ndryshohen, janë Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

Ndërkohë Kosova vazhdon të mos futet në këtë listë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

Mbretëria e Bashkuar aktualisht është duke negociuar “ura ajrore” me disa shtete anëtare të BE-së, në mënyrë që koronavirusi të mos bllokojë plotësisht pushimet verore – sezoni më i ngarkuar në Evropë për turizmin, i cili punëson miliona njerëz.

Procedura e BE për të zyrtarizuar listën, dhe kriteret me të cilat vendet gjykohen të sigurta apo jo, do të përfundojnë deri në mesditën e së martës.

Një shumicë e kualifikuar e vendeve të BE-së – të paktën 55% e vendeve të BE-së, që përfaqësojnë 65% të popullsisë së BE – janë regjistruar në listë.

Kishte ndarje midis atyre si Spanja – që dëshironin nxitjen e turizmit, por preferuan të luanin të sigurt sepse ata janë goditur aq shumë nga Covid-19 – dhe të tjerë si Greqia dhe Portugalia, të cilat varen nga turizmi por janë më pak të prekura nga virusi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara