Banorët e Tel Rifat-it protestë kundër YPG/PKK-së dhe Asadit

16:24 | 13 Shtator 2019

Banorët e Tel Rifat-it në Siri që janë zhvendosur me forcë nga organizata terroriste YPG/PKK e cila i ka okupuar territoret e tyre, duke protestuar kundër organizatës dhe regjimit të Bashar al-Asadit kanë kërkuar rikthimin në shtëpitë e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Të mbledhur pas namazit të xhumasë në qendër të rajonit Azez në kufi me Turqinë, banorët e Tel Rifat-it kanë protestuar para pikës kufitare Babusselame kundër organizatës terroriste YPG/PKK dhe regjimit të Asadit që bombardon Idlibin.

Pjesëmarrësit në protestë kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime të tilla si: “A nuk ka ardhur tashmë koha për t‘u rikthyer?”, “Çadrat tona të amortizuara nuk përballojnë as nxehtësinë e verës as të ftohtin e ashpër të dimrit”, “Neroni vdiq por Roma jo”, “Asadi do të shkatërrohet, Siria do të jetë përherë”, “Ndaloni masakrat e Asadit dhe Putinit”.

Banorët e Tel Rifat-it të cilët po përballen me një jetë të vështirë për mbijetesë në kampet në Azez, kanë brohoritur me slogane se duan të kthehen në shtëpitë e tyre.

Rajoni Tel Rifat ndodhet në veri të Sirisë në një largësi prej 18 kilometrash nga kufiri me Turqinë. Ky territor me një sipërfaqe prej 442 kilometra katrorë ndodhet nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK që prej më shumë se 3 vitesh.

YPG/PKK në fillim të vitit 2016 me mbështetjen ajrore të Rusisë ndërmori sulme në Tel Rifat nga rajoni Afrin të cilin në atë kohë e kishte nën pushtim. Më 9-16 shkurt 2016 ajo e pushtoi rajonin Tel Rifat.

Rreth 250 mijë arabë të cilët janë banorë të vërtetë të rajonit, që prej tre vitesh vazhdojnë të strehohen në Azez dhe janë pritje të pastrimit të territoreve të tyre nga YPG/PKK-ja.

Organizata terroriste e cila ka okupuar rajonin Tel Rifat, ndërmerr shpeshherë sulme ndaj vendbanimeve nën kontrollin e Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë (ULS).

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara