Bahamas: 1,300 të zhdukur nga uragani Dorian

18:53 | 13 Shtator 2019

Shërbimet emergjente në Bahamas thonë se numri i të zhdukurve pas uraganit Dorian është 1,300.

Numri është më i ulët sesa 2,500 sa ishte raportuar në fillim të javës, transmeton portali arbresh.info.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave Kombëtare (Nema) tha se ulja e numrit erdhi pas shqyrtimit të emrave të të zhdukurve me ata që janë në strehimore.

Uragani Dorian bëri kërdinë në Bahamas në fillim të këtij muaji duke marrë jetët e të paktën 50 personave. Numri  i të vdekurve pritet të rritet, kjo pasi që operacionet për pastrimin e vendit po vazhdojnë ende.

Kryeministri Hubert Minnis tha gjatë adresimit televiziv që qeveria ishte transparente dhe do të ofrojë informacione në kohë për humbjen e jetëve posa të jetë e mundur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara