Babai i merr jetën djalit të tij 6-vjeçar gjatë një përpjekje për eksorcizëm

00:29 | 2 Tetor 2019

Një burrë nga Arizona është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, pasi vrau djalit e  tij 6-vjeçar.

Autoritetet kanë theksuar se ai e ka mbajtur djalin e tij në ujë të vluar për 10 minuta gjatë një përpjekje për ekzorcizëm, transmeton portali arbresh.info

Pablo Martinez,  tha se kishte parë një ‘demon’ në trupin e djalit dhe se po përpiqej që ta dëbonte atë.

Autoritetet federale thonë se i dyshuari e mbajti djalin nën rubinetën e vaskës ndërsa drejtonte ujin e nxehtë deri në 10 minuta.

Gruaja e Pablos dhe nëna e djalit të birësuar, para hetuesve tha se djali kishte bënte veprime të pazakonta për një javë.

Ajo tha se burri i saj kishte dashur t’i bëntë një dush djalit që ta pastronte, por u alarmua kur dëgjoi ulërimat e fëmijës prapa derës së mbyllur. Ajo hapi derën dhe pa që i dyshuari po mbante fëmijën nën ujë. Pablo i kishte thënë asaj që u deturua ta bënte atë veprim, sepse djali ‘kishte demonë në trup’.

Edhe pse babai u mundua që të kthente në jetë djalin duke e futur më pas në ujë të ftohtë, ishte e kotë, pasi fëmija tanimë kishte ndërruar jetë.

Për të akuzuarin ende nuk është vendosur ndonjë dënim, ndërsa ai vazhdon të mbahet në paraburgim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara