Azerbajxhan, presidenti shpërndan parlamentin

23:51 | 5 Dhjetor 2019

Presidentit i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev mori vendimin për shpërndarjen e parlamentit të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Presidenca e Azerbajxhanit thuhet se Aliyev vendosi shpërndarjen e parlamentit të legjistlaturës së 5-të dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme më 9 shkurt të vitit 2020.

Partia e Re e Azerbajxhanit (YAP) në pushtet i bëri kërkesë presidentit Aliyev për shpërndarjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Aliyev këtë kërkesë ia paraqiti Gjykatës Kushtetuese i cila deklaroi se shpërndarja e parlamentit është në përputhje me kushtetutën.

Zgjedhjet parlamentare në Azerbajxhan u mbajtën më 1 nëntor të vitit 2015 dhe partia YAP e kryesuar nga presidenti Aliyev fitoi shumicën duke marrë 71 vende në parlamentin prej 125 vendesh. Zgjedhjet e mëpasshme parlamentare pritej të zhvilloheshin në nëntor 2020.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara