Avokati i Trump: Soros po përdor ambasadat amerikane në Europën lindore

00:43 | 17 Shkurt 2020

Rudi Giuliani, ish-kreu i Bashkisë së Neë York-ut, tashmë avokat i Presidentit Donald Trump, ka bërë akuza të forta kundër filantropit majtist Geogre Soros.

Përmes një postimi në Twitter, Guliani shkruan se Soros është armiku numër “një” i Partisë Republikane dhe shton se ai po përdor ambasadat në Evropën Lindore për mbrojtjen e organizatës së tij dhe për të sulmuar armiqtë e tij. Giuliani shkruan se Soros po financon për lënien e kriminelëve të lirë.

“Soros është armiku numër një i Partisë Republikane. Ai është si një anarkist. Ai financoi DA që po i lënë kriminelët të shkojnë pa pagesë. Dhe në Evropën Lindore ai përdor ambasadat tona për të mbrojtur organizatën e tij dhe për të sulmuar armiqtë e tij.”– ka shkruar Giuliani. Edhe në Shqipëri ka pasur shpesh akuza për përdorjen e ambasadës së SHBA nga Soros. Të tilla deklarata bëri pak kohë më parë edhe Presidenti i vendit Ilir Meta që u përfshi në një sërë replikash me selinë në rrugën e Elbasanit. /lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara