Avionët izraelitë godasin një bazë ajrore në Siri

22:23 | 24 Maj 2018

Një avion luftarak izraelit ka vënë në shënjestër bazën ushtarake të Sirisë në në fshatin jugperëndimor të provincës Homs.

Avioni gjuajti dy raketa nga kufiri sirian-libanez, transmeton portali arbresh.info

Sipas mediave arabe, njëra raketa shërtheu para se të godiste aeroportin, ndërsa tjetra ka goditur depon e armëve në në afërsi të aeroportit, duke shkaktuar zjarr të madh.

Dëshmitarët okularë raportuan për shpërthimin e zjarrit në kufirin libanez-sirian, si rezultat i raketave izraelite, pasi u qëllua nga mbrojtja ajrore siriane.

Ka informacione për një numër viktimash dhe të plagosur që janë dërguar në spitalet e Homs./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara