Autobusi i mediave godet aeroplanin e Justin Trudeau

20:39 | 12 Shtator 2019

Fushata zgjedhore kanadeze ka nisur furishëm, ani pse aeroplani i kryeministrit Justin Trudeau u ul nga krahu i gërvishtur.

Autobusi që po barte gazetarët u përplas me krahun e aeroplanit të Partisë Liberale, transmeton portali arbresh.info.

Në fotografi shihet gërvishtja ku çatia e autobusit goditi fundin e krahut të mjetit në aeroportin e Victorias në British Columbia.

Trudeau e kishte filluar atë ditë fushatën zgjedhore 40-ditore.

Ai fluturoi aeroplanin e tij të markës në të gjithë vendin drejt bregut perëndimor, ku ndodhi përplasja.

Kryeministri nuk ishte në avion në kohën e ndodhisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara