Austri, gjenden në një kamion frigoriferik 38 refugjatë, midis tyre edhe fëmijë

07:57 | 17 Shtator 2020

Dhjetëra migrantë, përfshirë fëmijët, u gjetën të fshehur në një kamion frigorifer, njoftoi dje policia austriake.Në njoftim shkruan se 38 persona nga Siria, Iraku dhe Turqia, përfshirë gjashtë të mitur, u arrestuan javën e kaluar kur një kamion u ndalua në Austrinë e Ulët.

“Emgrantët thanë se kishin frikë se do të vdisnin dhe se do të mbyteshin gjatë udhëtimit nga Rumania përmes Hungarisë”, theksohet në deklaratën në të cilën nuk u njoftua destinacioni përfundimtar i kamionit.

Disa pasagjerë që paguanin midis 6,000 dhe 8,000 euro për udhëtimin arritën të shpëtonin në një fushë aty pranë kur kamioni ndaloi gjatë rrugës, pas së cilës dëshmitarët okularë informuan autoritetet.Gjithashtu u arrestua një shofer 52-vjeçar nga Turqia me adresën e vendbanimit në Rumani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara