Athina i kërkon ndihmë BE-së për riatdhesimin e afganëve

23:34 | 17 Shkurt 2020

Ministri grek i Migracionit, Notis Mitarachi theksoi sot se u kishte kërkuar ndihmë partnerëve europianë për të riatdhesuar sa më shpejt të jetë e mundur azilkërkuesit afganë.

Sipas qeverisë greke, pjesa më e madhe e azilkërkuesve, 75% që jetojnë në kampet e pesë ishujve të Detit Egje janë afganë, të ndjekur nga sirianët.

“Ne i kërkojmë Bashkimit Europian të hapë rrugën për rikthimin e migrantëve në vendet e tyre të origjinës, si në Pakistan dhe në Afganistan”, deklaroi ministri, Notis Mitarachi për televizionin publik, ERT./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara