Assad: Helmetat e Bardha janë pjesë e al-Kaidës

20:32 | 20 Mars 2017

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka goditur organizatën jofitimprurëse ‘Helmetat e Bardha’.

Ai i ka quajtur ata pjesë e grupit terrorist al-Kaida dhe ka shtuar se ata janë shembull për rrëfimet groteske, duke shtrembëruar të vërtetën, transmeton portali arbresh.info

“Helmetat e Bardha janë pjesë e al-Kaidës dhe kjo gjë është dëshmuar”, ka thënë Assad. “Antarët e saj janë vrasës dhe kanë festuar mbi trupat e vdekur”.

Sipas tij, kjo organizatë po trajtohet si organizatë heronjësh pasi ata u shpërblyen me çmimin Oscar.

Helmetat e Bardha janë organizatë e mbrojtjes civile që operon vetën në zonat e kontrolluara nga rebelët në Siri. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara