“Askush mos ta kundërshtojë këtë operacion duke u fshehur pas çështjeve të tjera”

01:08 | 10 Tetor 2019

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, lidhur me operacionin “Burimi i Paqes” tha se problemi i Turqisë janë terroristët dhe “askush mos ta kundërshtojë këtë operacion duke u fshehur pas çështjeve të tjera”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Çavuşoğlu mori pjesë në transmetimin e drejtpërdrejtë të kanaleve televizive turke “A Haber” dhe “NTV”, ku dha vlerësime në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes”, të cilin Turqia po e zhvillon për të elminuar korridorin e terrorit dhe përpiqet të formojë zonën e sigurt në kufirin jugor të Turqisë.

Ai reagoi ndaj kritikave të padrejta të disa shteteve se lufta kundër DEASH-it do të ngec dhe se do të lindin kriza humanitare.

“U lodhëm duke ua goditur hipokrizinë e tyre në fytyrat”, tha ai.

Çavuşoğlu tha se vendi i tij është më i ndjeshëm në lidhje me civilët, duke treguar se këtë ia kanë dëshmuar gjithë botës nëpërmjet operacioneve “Dega e Ullirit” dhe “Mburoja e Eufratit”.

“Problemi ynë janë terroristët. Askush mos ta kundërshtojë këtë operacion duke u fshehur pas çështjeve të tjera”, u shpreh Çavuşoğlu, duke shtuar se qëllimi i YPG/PKK-së është ndarja e Sirisë.

“Ne jemi duke dhënë një luftë mbijetese, do të vazhdojmë luftën tonë derisa t’i pastrojmë terroristët nga rajoni ynë”, tha kryediplomati turk, duke iu referuar mbledhjes së paralajmëruar të Këshillit të Sigurisë së OKB-së mbi operacionin “Burimi i Paqes.

Në lidhje me kritikat se Turqia shënjestron kurdët në rajon, Çavuşoğlu tha se, “Ku ishin kur nënat në Diyarbakır thonin ‘na ktheni fëmijët’ “.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara