Arrestohet nga FBI-ja ish e dashura e Jeffrey Epstein, të akuzuarit për trafikim të vajzave të mitura

16:06 | 2 Korrik 2020

FBI-ja ka arrestuar personalitetin shoqëror britanik Ghislaine Maxwell, ish e dashura e financierit të burgosur Jeffrey Epstein.

Ajo raportohet të jetë arrestuar në New Hampshire lidhur me akuzat ndaj Epstein dhe do të paraqitet në gjykatën federale më vonë gjatë ditës, transmeton portali arbresh.info.

Ajo ka mohuar përfshirjen apo njohuritë për sjelljen e dyshuar seksuale të Epstein.

Epstein vdiq në burg më 10 gusht gjersa po priste gjykimin e tij pa mundësi lirimi me kusht lidhur me akuzat e trafikimit seksual.

Ai është arrestuar vitin e shkuar në Nju Jork pas akuzave se po udhëhiqte një rrjet të vajzave të mitura – disa prej tyre nën moshën 14-vjeçare për seks.

Vdekja e tij është përcaktuar si vetëvrasje.

Disa prej viktimave të Epstein pretendojnë se Maxwell i qonte ato në rrethin e tij për t’u abuzuar nga ai dhe miqtë e tij.

Një nga viktimat e supozuara të Epsteinit, Virginia Giuffre, ka akuzuar Znj Maxwell për rekrutimin e saj si masazh për financierin në moshën 15 vjeçe.

Detajet e asaj pretendimi kundër Znj Maxwell dolën në dokumente të pazbuluara nga një gjykatës amerikan në gushtin e kaluar në një çështje të shpifjeve të vitit 2015.

Maxwell mohon akuzat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara