Arrestohet i dyshuari për vrasjen e tetë personave në Misisipi

20:57 | 28 Maj 2017

Willie Godbolt, 35 vjeçar, është sulmuesi që gjatë mbrëmjes së djeshme ka vrarë tetë persona në tri lokacione të ndryshme në Misisipi.

Në mesin e të vdekurve ishte edhe zëvendës sherifi William Durr, 35 vjeçar.

I dyshuari është arrestuar sot nga policia, ndërkaq trupat e vdekur ku ka të përfshirë burra dhe gra janë gjetur nëpër vende të ndryshme.

Gjatë arrestimit të tij, policia ka thënë se i arrestuari dëshironte që të vritej nga ana e policisë, duke thënë se nuk ka më arsye pse të jetojë.

Lajmet më të lexuara