Arratisen nga burgu e vdesin në aksident trafiku

14:46 | 21 Nëntor 2020

Pesë të burgosur kanë vdekur në makinën e tyre të arratisje pasi u përplasë me një lis në Liban.

Një total prej 69 të burgosurve arritën të dalin nga qelitë e tyre në burgun që gjendet në afërsi të Bejrutit orët e hershme të mëngjesit të sotëm, transmeton portali arbresh.info

Pesëmbëdhjetë të burgosur u kapën, raporton agjencia e lajmeve NNA. Njëri është kthyer nga nëna e tij.

Forcat e sigurisë kanë vazhduar kërkimet në zonë dhe vendësit janë paralajmëruar që të jenë në gjendje alerti.

Aksidenti fatal ndodhi kur gjashtë të arratisur sekuestruan një automjet me t’u larguar nga ndërtesa në qarkun Baabda.

“Një makinë e bardhë Dacia u përplas me një pemë dhe u zbulua se një numër i të burgosurve të arratisur ishin në bord pasi e morën atë nga shoferi i saj,” njoftoi agjencia e lajmeve.

Pesë vdiqën dhe një tjetër u plagos në përplasje, tha ajo.

Autoritetet kanë nisur një hetim mbi thyerjen e burgut.

Një prokurore ka thënë se ajo nuk do të përjashtonte një lloj bashkëpunimi midis të burgosurve dhe rojeve të tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara